FOTO&VIDEO

Lagjet e reja post-tërmet, ministri turk: Vëllezërve shqiptarë u japim çelësat në korrik

Ndihma turke për të prekurit nga tërmeti pritet të konkretizohet në fund të janarit, me ndërtimin e 500 banesave të reja.

Lajmin e dha vete Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit turk Murat Kurum në Tiranë. “500 banesat nëse i fillojmë në fund të janarit në përshtatje me kulturën tuaj të jetesës, duam që brenda 6 muajve ta përfundojmë këtë projekt. Në verë t’ua dorëzojmë vëllezërve shqiptarë çelësat në duar”, deklaroi Kurum.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit turk Murat Kurum
Nga ana e tij, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj shtoi se në Thumanë nuk do të ketë vetëm banesa të reja. “Do jenë të shoqëruar me ambiente komerciale dhe publike të rëndësishme, si shkolla dhe mundësisht godina e bashkisë”, deklaroi Ahmetaj.

Pranvera e 2021 shihet nga qeveria si një afat për përfundimin e lagjeve te reja. Javën e ardhshme, tha Ahmetaj, do të bëhet funksionale platforma online pranë çdo bashkie për të gjitha shërbimet ndaj atyre që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago