Një lahutë 200-vjecare e punuar me mjeshtëri nga të parët e rapsodit të njohur Llesh Prenga, dhe që veçohet nga lahutat e tjera, me gdhendjen e brirëve të dashi gjendet në Lezhë.
E punuar para viteve 1820 kjo lahutë e bukur ndodhet në Lezhë. Ajo ruhet nga rapsodi dhe instrumentisti i njohur Llesh Prenga.
Instrumenti muzikor funksional është punuar dhe realizuar me mjeshtëri nga stërgjyshi i rapsodit, i cili ka qenë një nga lahutarët me zë i trevës së veriut.
“Kjo lahutë është e rreth viteve 1820.”
Pavarësisht se pasardhësit e fisit Prenga me origjine nga Oroshi i Mirditës, janë të fokusuar mësëshumti tek çiftelia, lahutën e vjetër e ruajnë si një vlerë e çmuar e trashëgimisë kulturore, por edhe luajnë muzike me të.