Një përleshje ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate, te restoranti “Hib Petrol” në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku pesë persona janë përfshirë në një rrahje, pas një debati që kanë pasur mes vete.
Sinjalizues të Sinjalit që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur incidenti kanë bërë me dije se i dyshuari kryesor për këtë rast është E.Ramadani, i cili është kapur me të dyshuarit e tjerë pas disa ngacmimeve e provokimeve që ka lëshuar ndaj tyre lidhur me fenë.
Debati mes tyre dyshohet se ka vazhduar më pas jashtë restorantit, ku Ramadani ka sulmuar të dyshuarin tjetër K.Ballazhi, e më pas janë përfshirë edhe të dyshuarit e tjerë, të cilët i kanë dalë në krah këtij të fundit.
Sipas sinjalizuesve, përleshja nuk mbaroi me kaq, pasi i dyshuari Ramadani ka vazhduar me provokimet e njëjta në baza fetare, derisa gjithçka eskaloi edhe në përdorimin e mjeteve të mprehta e të forta.
Fillimisht i dyshuari Ramadani është hedhur në sulm me thikë, e më pas është kthyer edhe i dyshuari tjetër Ballazhi, i cili e ka goditur të njëjtin me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Posa rasti është denoncuar, Policia ka arritur të intervenojë në vendin e ngjarjes, ku janë mbledhur informacionet e para dhe më pas është siguruar edhe prezenca e personave të përfshirë në rast.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari kryesor të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij e të dyshuarve të tjerë të iniciohet rasti.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…