LAJME

“Lanë në gjysmë ëndrrën e tyre…” – reagimi prekës i Universitetit ku studionin dy viktimat e aksidentit në Ranillug

Kosova sot është tronditur nga aksidenti i rëndë që ndodhi në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në Ranillug, i cili iu mori jetën dy vajzave dhe la të lënduar një vajzë tjetër. Dy viktimat që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, ndërsa motra e Arbnorës e cila mbeti e lënduar është duke u trajtuar në spital.

Sinjali mëson se viktimat e këtij rasti, Arbnora dhe Antiana, ishin studente në Fakultetin e Edukimit në Univesitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Pas vdekjes së tyre, ka ardhur edhe një reagim nga universiteti ku dy viktimat po i ndiqnin studimet, ku kanë shprehur ngushëllime për familjet Basha dhe Thaçi.

Në postimin e publikuar në web faqen e universitetit, thuhet se Arbnora dhe Antiana ishin vajza të zgjuara dhe studente të dalluara.

“Arbnora dhe Antiana do të mbeten në mendjen dhe kujtesën tonë, si vajza të zgjuarA dhe studente të dalluara, me të gjitha tiparet. Kjo humbje e madhe, la në gjysmë ëndrrën e tyre për rrugëtimin që kishin nisur”, thuhet mes tjerash në reagimin e universitetit.

Reagimi i plotë:

E nderuar Familje Basha, Familje Thaqi,

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të studenteve të Fakultetit të Edukimit, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ndan dhimbjen me familjet tuaja, të afërmit, kolegët dhe miqtë për këtë humbje të rëndë dhe të parakohshme.

Arbnora Basha, studente e dalluar dhe Kryetare e Këshillit të Fakultetit të Edukimit, la pas vetes një trashëgimi të angazhimit, përkushtimit dhe shembullit të një studenteje të përkushtuar. Po ashtu, humbja e Antiana Thaqit ka lënë një boshllëk të madh në mesin e komunitetit akademik dhe kolegëve të saj.

Arbnora dhe Antiana do të mbeten në mendjen dhe kujtesën tonë, si vajza të zgjuar dhe studente të dalluara, me të gjitha tiparet.

Kjo humbje e madhe, la në gjysmë ëndrrën e tyre për rrugëtimin që kishin nisur.

Kjo tragjedi e rëndë na ka prekur të gjithëve dhe na ka lënë pa fjalë. Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe ëndrrat e tyre të papërmbushura.

Në emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe në emrin tim personal, ju përcjellim ngushëllimet dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira.

Ju lutem t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku

Rektori i UKZ-së


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago