LAJME

Publikohet momenti i aksidentit tragjik në Ranillug ku humbën jetën dy studentet

Aksidenti me fatalitet që ndodhi sot në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në Ranillug, ka tronditur Kosovën. Si pasojë e këtij aksidenti dy vajza kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur e lënduar dhe po trajtohet në spital, raporton Gazeta Sinjali. 

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një vetaksident, mirëpo Policia tashmë ka kryer hetimet më të detajuara dhe është ngritur dyshimi se bëhet fjalë për aksident ku u përfshi edhe një kamion.

“Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me vet aksident por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit me targa vendore mashkull Kosovar i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Faqja lokale “Revista Gjilani” ka publikuar edhe pamjet e aksidentit tragjik, ku shihet vetura dhe kamioni i përfshirë.

Shoferi i kamionit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Sinjali sot ka raportuar viktimat e këtij rasti janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi.

Ato nuk arritën të iu bëjnë ballë plagëve që morën dhe humbën jetën, ndërsa motra e Arbnorës ndodhet në spital.

Ndërkaq, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago