Kryeministri Yair Lapid, sot në selinë e Kryeministrisë në Jerusalem, u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ata u takuan privatisht dhe më pas zhvilluan një takim të zgjeruar me ekipet e tyre.
Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të tyre në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.
Në sfondin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë që ndodhën muajt e fundit, kryeministri Lapid i propozoi kryeministrit shqiptar Rama që vendet e tyre të bashkëpunojnë në fushën e kibernetikës për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse ndaj këtij kërcënimi.
Kryeministri Lapid falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e guximshme të vendit të tij ndaj hebrenjve shqiptarë gjatë Holokaustit. Të dy krerët ranë dakord mbi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit.
Kryeministri Yair Lapid në fillim të takimit
“Kam kënaqësinë t’ju mirëpres në Izrael. Ju keni qenë një mik i vërtetë i Izraelit për dekada.
Shqipëria ka një vend të veçantë në historinë hebreje. Vlerat dhe parimet e popullit shqiptar i shtynë qytetarët e tij të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ata u dhanë atyre strehim dhe gjetën mënyra për t’i kontrabanduar larg nazistëve. Nuk do t’i harrojmë kurrë ata që na qëndruan në krah.
Irani është një kërcënim i përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë. Këtë e pamë gjatë sulmeve të fundit kibernetike iraniane kundër Shqipërisë. Izraeli do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet kundër Iranit. Ne e shohim këtë si një interes kombëtar dhe një detyrim historik”., shkruhet në faqen zyrtare të qeverisë izraelite.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…