POLITIKE

Latifi thirrje të mos sulmohen mjekët për vdekjet e fundit: Faji është te politikanët

Në Klinikën Infektivë të QKUK-së vetëm brenda së shtunës dhe së dielës kanë kanë vdekur 12 persona të infektuar me COVID-19.

Vdekjet e orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë bërë që Klinika Infektive të rrethohet edhe nga forca të shumta policie. Gjithashtu aty kanë qëndruar edhe prokuror e hetues.

Situata pritet të sqarohet në vijim, meqë aty para pak minutash ka mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lidhur më këtë situatë të krijuar ka reaguar edhe profesori universitar, Blerim Latifi, i cili ka bërë thirrje që të mos sulmohen mjekët, pasi sipas tij faji është tek politikanët të cilët në 20 vjet të fundit nuk e kanë trajtuar fare sektorin e shëndetësisë.

“Mos i sulmoni mjekët! Ata nuk kanë faj.Faj kanë politikanët, të cilët tash e 20 vjet asnjëherë se kanë marrë seriozisht sistemin shëndetësor, duke e lënë në një gjëndje të mjerueshme, me kapacitete minimale për të përballuar kriza të tilla si kjo e covid-19. E vetmja rrugë e përballjes së suksesshme me pandeminë ka qenë ajo e masave të vetëkujdesit të popullatës. Ne nuk e bëmë këtë. Me t’u lehtësuar masat, iu rikthyem rutinës së para pandemisë, ndërsa në media dhe në publik filluan të dominojnë budalltë e teorive konspirative që e shpallnin pandeminë si një mashtrim të madh. Tash situata pandemike ka dalë jashtë kontrollit. Qeveria Hoti duket se nuk është në gjëndje ta përballoj kaosin.Askush nuk i trembet vendimeve të saj.Ministri i Shëndetësisë vepron në një terra incognita për të.Thjesht ai nuk ka haber për fushën të cilën e drejton.Ideja për të rikthyer karantinimin e shoqërisë nuk ka për të funksionuar më. Me pak fjalë ne jemi para një dështimi tjetër të madh”, ka shkruar Latifi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago