Autoritetet në Kiev kanë marrë një peticion që kërkon që të ngrihet një monument “në kujtim” të peshkaqenit që vrau një turist rus në një resort egjiptian.
Një dokument i publikuar të hënën në faqen e internetit të Këshillit Bashkiak të Kievit bëri thirrje për “instalimin e një shatërvani përkujtimor në formën e një peshkaqeni” në qendrën historike të kryeqytetit ukrainas ose në brigjet e lumit Dnieper.
Deri më tani, rreth 2800 persona kanë nënshkruar peticionin, por që autoritetet ta marrin në konsideratë zyrtarisht, ai duhet të kalojë 6000 firma.
Petecioni thotë se “monumenti i peshkaqenëve kundër rusëve” do t’i jepte shtetit “vlerë kulturore, historike dhe ideologjike” .
Propozimi për monumentin vjen pasi një peshkaqen sulmoi dhe vrau një shtetas rus 23-vjeçar në Hurghada javën e kaluar.
Ekspertët e Institutit për Shkenca Detare dhe Rezervat e Detit të Kuq do të mumifikojnë peshkaqenin, njoftoi kanali arab “Al-Arabia”.
Burime mediatike bëjnë të ditur se ekspertët kanë arritur të nxjerrin nga stomaku i grabitqarit kokën, gjoksin dhe krahët e rusit të ndjerë. Gjysma tjetër e trupit, si dhe peshkaqeni që u godit për vdekje si hakmarrje, u nxorrën nga deti nga peshkatarët dhe u tërhoqën zvarrë në tokë me varkë.
Burimet thanë se peshkaqeni hëngri pothuajse të gjithë trupin e rusit, por u arratis pasi vuri re një anije peshkimi që po afrohej, duke hedhur gjysmën e poshtme në ujë.
Mahmoud Dar, një profesor në Institutin Kombëtar Egjiptian të Shkencave Detare, zbuloi se peshkaqeni ishte një femër, sipas “Al-Arabia”.
Vladimir Popov jetoi me babain e tij në Egjipt disa muaj para sulmit të tmerrshëm.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…