Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare ka konfirmuar se kanë dorëzuar tashmë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Në këtë njoftim thuhet se përkundër vendimit të kryesisë së LDK-së dhe kryetarit Mustafa, për t’i dhënë një mundësi shtesë kryeministrit Kurti, ai sot nuk reflektoi, prandaj edhe në fund të orarit LDK dorëzoi mocionin me 46 nënshkrime.
Njoftimi zyrtar i LDK-së:
Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.