Të paktën 15 persona u plagosën në shtetin indian të Assam pasi u sulmuan nga një leopard. Lajmi u konfirmua nga kanali televiziv Times of India, duke cituar policinë e shtetit.
“Leopardi kafshoi disa persona, të cilët u shtruan në spital. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por gjithnjë e më shumë të lënduar po shtrohen në spitalin e Kolegjit Mjekësor Jorhat”, tha përfaqësuesja e spitalit shtetëror. Mes të plagosurve ka punëtorë pylli, fëmijë dhe gra.
Shumica e të plagosurve mbërritën në spital nga kampusi i Institutit të Kërkimeve të Pyjeve Tropikale, që ndodhet në periferi të qytetit të Joratit. Zyrtarët e Departamentit të Pyjeve thanë se kafsha ndoshta hyri në kampus në kërkim të ushqimit nga Sanctuari i Kafshëve të Egra që ndodhet aty pranë.
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…