FOTO&VIDEO

“Levitating” e Dua Lipës kalon 1 miliard shikime në YouTube

Kënga e njohur e shqiptares me famë botërore, Dua Lipa, “Levitating”, ka arritur një tjetër majë të suksesit duke kaluar shifrën prej 1 miliard shikimesh në platformën YouTube, më pak se pesë vjet pas publikimit. Ky është videoklipi i tretë i këngëtares që arrin këtë shifër pas “New Rules” (2017) dhe “No Lie”, ka raportuar Billboard.

Videoklipi, i realizuar nga regjisori Warren Fu në bashkëpunim me TikTok, e paraqet këngëtaren duke hyrë në një portal galaktik që ngjan me një ashensor retro. E veshur me fustan të kaltër me shkëlqim dhe grim me yje në qepalla, Lipa dhe miqtë e saj kërcejnë nën ritmet e hitit botëror.

Në videoklip shfaqet edhe reperi DaBaby, bashkëpunimi me të cilin e çoi këngën deri në vendin e dytë të listës Billboard Hot 100 në vitin 2021.

“Levitating” është një nga hitet më të mëdha të albumit “Future Nostalgia” të vitit 2020 dhe u bë një prej këngëve më të përfaqësueshme të atij viti.

Sipas të dhënave të vitit 2025, kjo këngë është tashmë ndër 10 më të mëdhatë e shekullit në listën e Billboard Hot 100, duke lënë pas edhe këngë të mëdha si “As It Was” e këngëtarit Harry Styles apo “Circles” e Post Malone.

Prej asaj kohe shumë gjëra kanë ndryshuar për këngëtaren.

Lipa është fejuar me aktorin Callum Turner dhe ka publikuar albumin “Radical Optimism” në vitin 2024.

Por, ndërkohë, ajo është distancuar nga DaBaby pas komenteve të tij homofobike në festivalin “Rolling Loud” në vitin 2021.

“Isha e befasuar dhe e tmerruar nga fjalët e DaBabyt. Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar”, pati thënë këngëtarja në një reagim publik. “Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago