Liderët e G7 kanë shprehur shqetësimin për “përkeqësimin e situatës” në Lindjen e Mesme, shkruan “BBC”.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot, ata kanë shprehur shqetësimin se situata po shkon drejt një përshkallëzimi të pakontrollueshëm.
“Ne, udhëheqësit e G7, shprehim shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe dënojmë me termat më të ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ushtarak të Iranit kundër Izraelit, që përbënë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu është ripohuar përkushtimi i grupit për sigurinë e Izraelit dhe dënuan ato që i quajtën “veprime destabilizuese të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesmes përmes përfaqësuesve terroristë dhe grupeve të armatosura”.
Po ashtu liderët e G7 thanë se mbajtën diskutime për të evituar përshkallëzimin në rajon.
“Një cikël i rrezikshëm sulmesh dhe hakmarrjesh rrezikon të nxisë një përshkallëzim të pakontrollueshëm në Lindje të Mesme, që nuk është në interes të ndokujt. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve rajonale të veprojnë me përgjegjësi dhe përmbajtje”, thuhet në deklaratë.