Pogradeci duket se po konkurron bindshëm bregdetin shqiptar në këtë fillim sezoni. Natyra, ajri, mikpritja duket se janë faktorët kryesorë që po popullojnë rrugët e qytetit liqenor.
Ngadalë, Pogradeci po rimerr atmosferën e zakonshme të ditëve të verës, ku pogradecarët bëhen minorancë përballë vizitorëve dhe turistëve që vijnë nga vendet e tjera.
Këtë verë, këtij qyteti i është shtuar një risi. Përveç shëtitjeve në pedonalen dhe fshatrat turistike të Pogradecit, një anije është vënë në dispozicion të pushuesve për shëtitje përgjatë bregut të liqenit nga Lini deri në Tushemisht.
Ka qenë pikërisht fluksi i lartë i turistëve që vizitojnë Pogradecin që e shtynë kapitetin e anijes ta zhvendosë mjetin e tij nga bregdeti i jugut të vendit në liqenin e Pogradecit.
Dhe në fakt, kjo risi është pëlqyer si nga vizitorët, ashtu edhe nga banorët vendas.
Me shpresën se kjo anije do të lidhë Pogradecin me Ohrin dhe Strugën me shëtitje turistike, ky qytet premton një sezon të mbarë turistik në këtë vit të vështirë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…