Avokati Spartak Ngjela është përplasur ashpër në studion e Euronews Albania me moderatoren Sidorela Gjoni. Shkak për debatin mesa duket është bërë një keqkuptim, i cili u zgjidh mes palëve.
Teksa i është referuar Sali Berishës, Ngjela tha se ky i fundit flet me “logjikën e një fshatari”, por kjo fjalë u keqkuptua nga moderatorja Gjoni e cila e mori personale dhe kërkoi që të mbylllej intervista.
Më pas avokati se nuk e kishte termin e përdorur në drejtim të gazetares dhe më pas intervista në studio vijoi normalisht.
Pjesë nga biseda:
Spartak Ngjela: Pse do flisni me logjikën e një fshatari të pavlerë?!
Sidorela Gjoni: Ok, do e ndërpresim këtu bisedën do e vazhdojmë ditë tjetër.
Ngjela: Jo do e vazhdojmë bisedën
Gjoni: Do e vazhdojmë kur unë të flas me logjikë qytetari.
Ngkela: Do të flasë unë këtu se më ke thirrur ti.
Gjoni: Jo jo e ndërpresim, nuk do të lejoj të thuash çfarë të duash ti për mua. Kush foli me logjikën e një fshatari?
Ngjela: Saliu, merre kontrolloje, nuk e kisha për ty.