POLITIKE

Loshi: Thaçi dhe LDK-ja s’mund të kontrabandojnë formimin e qeverisë, ja çka duhet të bëjë VV-ja

Liri Loshi, ish-mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se në bazë të nenit 82 të Kushtetutës së Kosovës, pas kalimit të një mocioni për shkarkimin e qeverisë, presidenti shpërndan Kuvendin dhe shpall zgjedhjet e lira.

Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe LDK-ja nuk mund të kontrabandojnë emërimin e mandatarit të qeverisë nga partia e dytë me vota.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se pse presidenti i shkruan letra Vetëvendosjes.

Loshi ka theksuar se Vetëvendosje duhet ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos i përgjigjet asnjë ftese të presidentit.

“ Ata nuk mund ta bëjnë këtë. Kjo është arsyeja pse presidenti i shkruan letra njërën pas tjetrës Vetëvendosjes, meqë ai do që ta fusë atë në kornizë të ligjit, kur ajo kapet për karremi dhe bie si peshku në grep. Vetëvendosje duhet ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos i përgjigjet asnjë ftese të presidentit”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Merreni vetë lexojeni Kushtetutën dhe mos dëgjoni interpretimet e të ashtu quajturve ekspertë juridikë. Ata jo që kanë qëllim të ju hutojnë juve, por ata duan që të ushtrojnë presion psikologjik edhe mbi vetë Gjykatën Kushtetuese, sepse edhe gjyqtarët e kësaj gjykate janë njerëz dhe ata ndikohen nga debati publik. Prandaj, jo rastësisht, të gjithë anëtarët e Gjykatës nuk mendojnë njësoj për të njëjtën çështje dhe jo rastësisht verdikti merret me vota dhe jo me dakordim unanim.

Për mua neni 82 është i qartë si qielli i kaltër e i kthjellët si uji i kroit. Pas kalimit të një mocioni për shkarkimin e qeverisë, presidenti shpërndan Kuvendin dhe shpall zgjedhjet e lira. Përderisa neni 82 e rregullon gjendjen e shkaktuar pas rënies së qeverisë nga mocioni, nuk ka nevojë as që të kalohet tek nenin 95. Sepse, neni 95 rregullon një situatë tjetër, kur kryeministri ka dhënë dorëheqje, ose kur ai nuk mund ta ushtrojë detyrën e kryeministrit. Por, këtu kryeministri nuk mund ta ushtrojë detyrën për arsye se nuk është shkarkuar vetëm ai, por e tërë qeveria. Dhe, problemi nuk është krijuar në qeveri, por është krijuar në Kuvend. Aty pra edhe duhet të zgjidhet. Për zgjidhjen e këtij problemi në Kuvend flet neni 82. Presidenti shpërndan Kuvendin dhe shpall zgjedhjet e lira. Fjalën mund (anglisht: may) e injorova me qëllim, sepse kjo fjalë në gjuhën juridike ka kuptimin obligativ, vendimarrës e kurrsesi opsional apo diskrecional. Presidenti nuk ka diskrecion me vendos se çka me ba, por ka diskrecion me vendos në bazë të ligjit përderisa nuk e ka pëlqimin e të gjitha grupeve politike për të marrë një vendim tjetër. Në një situatë të tillë nuk mund të arrihet asnjë pajtim i përbashkët pa grupin më të madh politik, apo grupin që ka marre legjitimitetin e sovranit për të udhëhequr me vendin. Këtë e dinë mirë të gjithë.

Presidenti Thaçi dhe LDK-ja mendojnë se në emër të një momenti (të shpifur) historik për Kosovën, mund ta kontrabandojnë emërimin e mandatorit të qeverisë nga partia e dytë me vota. Ata nuk mund ta bëjnë këtë. Kjo është arsyeja pse presidenti i shkruan letra njërën pas tjetrës Vetëvendosjes, meqë ai do që ta fusë atë në kornizë të ligjit, kur ajo kapet për karremi dhe bie si peshku në grep. Vetëvendosje duhet ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos i përgjigjet asnjë ftese të presidentit. Gjykatësit duhet të jenë të fokusuar në ligjet dhe frymën kushtetuese dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të asnjë indivdi, apo grupi politik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago