Në manifestimin përkujtimor “Ditët e Komandant Lleshit” për 19 vite me radhë, ne të gjithë, mbushemi me ndjenjën e dhimbjes dhe të mallëngjimit. Por, edhe të krenarisë e frymëzimit për Komandantin dhe bashkëluftarët e tij, që gjallëruan idealet tona. Përvjetori i kreyekomandanitt e Luginës së Preshevës, që tashmë, e njihet si “Adem Jasharin” e Kosovës Lindore, Komandant Lleshi sot ka tubuar krerët e spektrit poltik të Luginës në Bujanoc, respektivisht tek varri i heroit kombëtar në vendlindje, në Tertnoc të Madh.
“Historia e Komandant Lleshit, është historia e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, historia e jashtëzakonshme e trimërisë e guximit. Historia e së vërtetës. Nderimi i dëshmorëve, është nderim për të ardhmen tonë, që e kaluara të mos përsëritet kurrë dhe që idealet të përjetësohen, duke e dashur vendin, duke e dashur njëri-tjetrin…” ka thënë sot para varrit të komandnt Lleshit, Ragmi Mustafa, kyretar i KKSH-së.
Sipas Mustafës “Vështirë se mund të gjesh raste të njëjta, ku nën garanci të forta të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian e NATO-s ti besohet demokracisë. Dhe prapë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mbeten si rajoni më i diskriminuar.”, trasnmeton Bota sot”
Ai në vazhdim ka deklaruar para të pranishmëve me rastin e kësaj ceremonie përkujtimi se “Komandant Llleshi pas nënshkrimit të “Marrëveshjes së Konçulit” patë theksuar se “kemi mjaftë punë për të bërë, për ti realizuar qëllimet tona, por nuk mund të manipulojnë me fatin tonë. Ne nuk duam asgjë tjetër, përveç që të jetojmë të lirë dhe të barabartë me të tjerët.”
LAVDI VEPRËS DHE JETËS SË GJITHË DËSHMORËVE!
LAVDI VEPRËS DHE JETËS SË KOMANDANT LLESHIT!