Luiza Gega në historinë atletikës shqiptare. Rekordmenia shqiptare ka arritur një performancë fantastike në kampionatin botëror në Doha, teksa në disiplinën e 3000 metrave me pengesë arriti të hyjë në finale.
Në këtë mënyrë Gega bëhet atletja e parë shqiptare që arrin këtë objektiv të madh.
Gega performoi me kohën 9:28:32, larg rekordit të saj personal (9:22.00) të majit 2018 në Romë por edhe të rekordit sezonal të arritur në Shkup, por gjithsesi të mjaftueshëm për të aksesuar në finale.
Gega mori kohën e 10-të total, me kenianen Beatrice Chepkoech që arriti kohën më të mirë me 9:18.01.
Finalja do të mbahet më 30 shtator, dhe është e parashikuar rreth orës 20:50.