BREAKING NEWS

Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

Udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka, tha se “dhjetëra armë bërthamore ruse” janë dislokuar në Bjellorusi, një lëvizje që ka rritur shqetësimet në Perëndim se lufta e Moskës kundër Ukrainës mund të zgjerohet.

Duke folur në Asamblenë Popullore të Bjellorusisë në Minsk më 25 prill, Lukashenka, aleat kyç i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se në mbledhje ishte miratuar njëzëri një doktrinë e re ushtarake që e konsideron vendosjen e armëve bërthamore ruse në tokën bjelloruse si strategji për të penguar sulme.

Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, Moska ka zhvendosur në Bjellorusi armë bërthamore taktike – zhvendosja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

NATO e ka quajtur këtë lëvizje si të “rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

Lukashenka tha se është “gabim” që të gjitha armët strategjike bërthamore u larguan nga Bjellorusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, dhe se armët bërthamore taktike të Rusisë “duhet” të qëndrojnë në Bjellorusi.

Ai shtoi se pavarësia bjelloruse duhet të ruhet “pavarësisht gjithçkaje”.

Lukashenka shpesh flet për rrezikun e një sulmi nga NATO-ja apo Ukraina për të arsyetuar nevojën që shteti i tij të mbajë ushtrinë në gjendje të gatishmërisë së lartë.

Në fjalimin më 25 prill, ai pretendoi se grupe opozitare kanë planifikuar që të marrin nën kontroll zona në perëndim të Bjellorusisë dhe kanë kërkuar mbështetjen e trupave të NATO-s.

Shërbimi i sigurisë në Bjellorusi tha më 25 prill se ka penguar një sulm në Minsk nga dronët që u lëshuan nga Lituania, një akuzë që u hodh poshtë menjëherë nga zyrtarët në Vilnius.

Asambleja Popullore e Bjellorusisë është një mbledhje e përgjithshme e Qeverisë me udhëheqësit e industrisë. Më herët janë mbajtur edhe gjashtë takime të këtij trupi nga viti 1996 deri më 2021.

Politikanët opozitarë dhe aktivistët kanë thënë se kjo Asamble është mjet i propagandës së Lukashenkas, përmes së cilës synohet të tregohet mbështetja për udhëheqësin autoritar, i cili është në krye të shtetit që nga viti 1994.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

9 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

24 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago