Kompani bio-teknologjike po pasurohen në fatkeqësinë e huaj, kohëve të fundit vëmendja e inspektorateve shtetërore janë këto kompani që po spekulohet se po shesin gjakun e pacientëve që janë shëruar nga virusi.
Si shkruan New York Times, disa kompani aktualisht po përfitojnë me shitjen e sasive minimale të gjakut me anti-trupa që po shiten me çmime marramendëse, vlera përfundimtare përcaktohet me vëllimin e anti-trupave sipas mostrave.
Dokumentet, e-mailat dhe çmimoret që posedon gazeta New York Times tregojnë se disa kompani anekënd botës ofrojnë mostra të gjakut të personave nga Corona me çmime shumë të larta.
Një kompani e këtillë është “Cantor Bioconnect” nga kalifornia që paguan ndërmjet 350 e 40 mijë dollarë për një mililitër gja. Kompania e dytë është nga India që për gjak me anti-trupa të virusit ka përfituar deri 50 mijë dollarë.
“Asnjëherë nuk kam parë që gjaku të shitet me këtë çmim” thotë dr Xhoi Ficxherald drejtor mjekësor i kompanisë “Mologic” nga Britania. Hulumtuesve që po përpiqen të zhvillojnë teste në anti-trupa iu duhen mostra të njerëzve që kanë pasur virusin dhe imuniteti i të cilëve është mësuar të krijoj anti-trupa që do të luftonin virusin” tha ai.
Me këtë po krijohet konkurrencë jo-lojale që do të dëmtoj hulumtuesit që luftojnë kundër kësaj sëmundje të mbrapshtë, kështu që po zvogëlohet përgjigja e atyre që japin vullnetarisht gjak nëse veç mund të përfitojnë nga dhënia e gjakut.
Kompanitë e përmendura ofrojnë disa qindra dollarë atyre që duan të japin gjak.
“Një nga pacientet që ishte në dilemë morale Alesija Xhekins nga Uashingtoni tregon se ishte në bisedime me kompaninë “Cantor Bioconnect”. Mirëpo kur ka mësuar se me çfarë çmimi shitet gjaku i saj , ka ndërruar mendimin” shkruan gazeta.
“Është shumë e gabuar dhe e turpshme të shfrytëzohet pandemia për përfitime” tha ajo.