Komuniteti shqiptar në Michigan, ka filluar një aksion të grumbullimi të ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Kisha Katolike “Zoja Pajtore” në Southfield ul flamurin kuq e zi në gjysmë shtizë në nderim të viktimave. Ndërkohë që ajo e “Shën Pali” përfshihet në aksionin e ndihmave
DETROIT MI : Nga data 29 Nëntor 2019 duke filluar në ora 08:00, anëtarët e komunitetit Shqiptaro-Amerikan do pranojnë rroba, batanija, ushqime të konservuara, ilaçe (sete për ndihmë të shpejtë etj) si dhe pajisje higjienike (letër higjienike, furça dhëmbësh etj) me lokacion pran Kishës së Shën Palit ne adresën:
“525 Auburn Road Rochester Hills, MI 48307”
Qëllimi i gjithë kësaj është të ju vijmë në ndihmë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri të prekur nga tërmeti, raporton Bota sot nga Detroit Michigan.
Në vend do të jete i vendosur një kontejner ku do jenë prezent edhe vullnetarët për të pranuar donacionet nga ora 08:00 deri ne mesnatë ç’do ditë deri të dielën me 1 Dhjetor. Sipas mundësive të gjitha donacionet të vendosen nëpër kuti të hapura në mënyrë që të lehtësojmë pranimin dhe kategorizimin e tyre.
Qëllimi është ta mbushim gjatë fundjavës dhe ta kemi gati për dërgesë drejt Durrësit gjatë javës së ardhshme.
Për informacione shtesë mos hezitoni të kontaktoni :
Agron Martini në 586-703-7557
Nikollë Gojçaj në 810-542-4466
Simon Sinishtaj në 586-839-0142.
Kësaj kauze ju bashkëngjit edhe Don Fred Kalaj, Alba Shipping, LLC të cilët bëjnë transportin e kontejnerit drejt Shqipërisë pa përfitime dhe Amazing Trucking & logistics me pronar Gjaneto Harusha te cilët do kryejnë transportin tokësor falas, raporton Bota sot nga Detroiti – Michigan.