POLITIKE

Macron e quan ‘kapitullim’ sugjerimin e Trump se Rusia mund të mos bëjë lëshime për luftën në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar kundër një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë që do të përbënte “kapitullim” pasi Donald Trump sugjeroi se Rusia mund të mos bëjë asnjë lëshim në negociata.

Ai tha se vetëm presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, mund të negociojë në emër të vendit të tij me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, duke paralajmëruar në një intervistë me Financial Times se një “paqe që është një kapitullim” do të ishte “lajm i keq për të gjithë”, përfshirë SHBA-në, shkruan The Guardian.

Zëri i tij bashkohet me një kor në rritje të liderëve europianë të shqetësuar për formatin e propozuar të bisedimeve të paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Pyetja e vetme në këtë fazë është nëse presidenti Putin është vërtet, në mënyrë të qëndrueshme dhe besueshmërish i gatshëm për të rënë dakord për një armëpushim mbi këtë bazë. Pas kësaj, u takon ukrainasve të negociojnë me Rusinë”, tha Macron për FT.

Trump tha të enjten se zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen të premten në Mynih, ku po mbahet një konferencë e madhe e sigurisë dhe se u ftua edhe Ukraina.

Megjithatë, këshilltari për komunikim i presidentit  Zelenskyy, Dmytro Lytvyn, tha: “Bisedimet me rusët në Mynih nuk priten. Ukraina besoi se SHBA, Europa dhe Ukraina kishin nevojë për një pozicion të përbashkët përpara se të zhvillonin bisedime me Moskën”, tha ai.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

23 orë ago