Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Paris, ku është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, shefi i Élysée-së deklaroi se Franca është e impresionuar nga ecuria e reformave në Shqipëri. Macron përgëzoi homologun e tij për zërin që Shqipëria ka pasur deri më sot në rajon, në çështjet e Kosovës, por edhe në arenën ndërkombëtare.
“E admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, ndjenjat shumë të thella europiane. Kështu janë francezët, edhe më shumë se francezët, europianë…”
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama foli për një valë të re afrimi mes vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian ku në tavolinë tashmë, siç u shpreh kryeministri, ndodhet një proces integrimi, përtej rrugëve burokratike. Dhe për këtë, ai meritën ia atribuoi qasjes të mbajtur nga presidenti francez.
“Jam shumë krenar për Shqipërinë, për këtë miqësi mes Shqipërisë dhe Francës. Hera e parë në historinë tonë, që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë. Kjo do të thotë shumë për ne,” deklaroi ndër të tjera Rama.
Siç u bë e ditur gjatë konferencës së përbashkët të dy liderëve, Shqipëria dhe Franca do të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…