Këtë herë, ishte sulmuesi Taulant Seferi që realizoi gol. Seferi shënoi në minutën e 51-të pas një kundërsulmi të shpejtë, të cilin e nisi Elseid Hysaj. Ai përfitoi nga asistimi i Asanit nga i cili nuk arriti të përfitoj Sokol Çikalleshi, por Seferi u tregua i vëmendshëm për ta mposhtur portierin e Çekisë. Seferi nuk u ndal vetëm me një gol, pasi disa minuta më vonë, shënoi edhe golin e dytë për ta konfirmuar fitoren e madhe të Shqipërisë. Në minutën e 73-të, Seferi shënoi nga afërsia në portën e zbrazët pas asistimit të Mirlind Dakut për t’i dhënë vulë humbjes së parë të Çekisë në grup. Në këtë ndeshje, u aktivizuan edhe Arbnor Muja e Mirlind Daku.
Muja u inkuadrua në minutën e 54-të në vend të Asanit, ndërsa Daku e zëvendësoi Cikalleshin në minutën e 67-të. Muja, në fakt shënoi gol në këtë ndeshje në minutën e 82-të pas asistimit të Elseid Hysajt, por që u eliminua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të sistemit VAR. Ndaj Çekisë, te Shqipëria debutoi edhe Ernest Muçi, i cili luajti për më shumë se 20-të minuta në këtë fitore të madhe. Shqipëria, të dielën e luan edhe një ndeshje tjetër në Tiranë, por që është miqësore dhe përballet me Përfaqësuesen e Bullgarisë.
Muajin e ardhshëm, kuqezinjtë pritet ta konfirmojnë kualifikimin në turneun e vitit të ardhshëm. Prej dy ndeshjeve që i luajnë, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, u mjaftojnë vetëm dy pikë pa u varur prej rezultateve të dueleve tjera të grupit. Pjesëmarrja në Evropian, do të jetë një tjetër dëshmi për rritjen e madhe të Shqipërisë dhe paraqitjet fantastike në këtë cikël eliminator nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…