Ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën detyrën e tij, duke dashur të vendosë ligjshmërinë në të gjithë vendin.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se nga Kurti kërkohet vetëm koordinim me Perëndimin dhe NATO-n.
“Albini nuk është një politikan i rastësishëm, madje mund ta quash me plot gojën, një kafshë të mirëfilltë politike, por jo në sensin negativ, por në sensin pozitiv të komplimentit. Po ndjek një kurbë që ka të bëjë me një detyrë kryesore të kryeministrit të Kosovës, për kontrollin e territorit dhe vendosjen e ligjshmërisë. Albini, nga këndvështrimi i të qënurit kryeministër i Kosovës, po bën thjesht detyrën e tij. Në logjikën e një kryeministri i cili po kërkon të vendosë kontrollin, jo policesk, por ligjor në të gjithë territorin e Kosovës, këtu nuk ke pse të hysh në asnjë lloj debati, e bën mirë apo e bën keq. Të vetmen rezervë, që po diskutohet me Albinin, është koordinimi. Ky koordinim me Perëndimin, me NATO-n, është shumë i rëndësishëm. Shikoni se sa mirë po lëviz tani ingrazhi pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur, midis Perëndimit dhe Kosovës”, tha Majko.
“Mendoj që edhe kjo është pjesë e reflektimit të Albinit vetë dhe qeverisë së Kosovës, pas asaj mënyrë të gabuar, të dërgimit të trupave policore në komunat serbe. Nuk i tha njeri pse i çove, kërkuan koordinim. Në atë moment, po të mos kishin ndërhyrë trupat e NATO-s, do të bëhej masakër”, theksoi ai.
Me tej, Majko tha se Kosova është parësore në politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai u shpreh se Shqipëria ka një karrige në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, çka e bën atë të rëndësishme për të ndërhyrë dhe për t’i qëndruar në krah Kosovës.
Sipas Majkos, midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk ka kimi.
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…