Mickli Haxhiislami, shqiptari në Japoni që po promovon traditën shqiptare, ka treguar se si Mali i Zi kishte tentuar ta fuste xhubletën shqiptare në UNESCO, duke e paraqitur si të veten.
Haxhiislami ka thënë se kishte dëgjuar nga miq të tij në Mal të Zi se po tentohet që të përvetësohet xhubleta e të futet në UNESCO. Ai ka thënë se ngjashëm kishte bërë Serbia me lahutën dhe me sukses. Porse, xhubleta u arrit të shpëtohej.
“Pse unë fillova me lobu e u interesu për xhubletën është se në vitin 2017 mora vesh nga disa miq në Serbi se ata kanë aplikuar për lahutën. Lahuta jonë, lahuta e Gjergj Fishtës e Malësisë, dhe kanë pasur sukses. UNESCO në vitin 2018 e ka aprovuar kërkesën e Serbisë, e ka futur me emrin e tyre gusle, por është lahuta jonë, është humbje e madhe. Për një kohë, pasi ndodh kjo, marr vesh nga disa miq në Mal të Zi se po bëhet tentimi për të futur xhubletën në UNESCO. Me të vërtetë, ishte trishtim i madh. Dua të them, xhubletën arritëm ta shpëtonim. Këto kërcime e gjëra tjera, e kanë shumë më të vështira t’i vjedhin. Por, xhubleta ishte në rrezik. Jam jashtëzakonisht i lumtur që e shpëtuam”, ka thënë Haxhiislami në emisionin “SOT” në KTV.
Xhubleta më 29 nëntor është futur në UNESCO.
Haxhiislami ka thënë se së shpejti të bëhet e njëjta gjë edhe me plisin.
“Një gjë që nuk është në favor tonin, është se Kosova nuk është në UNESCO. Po të ishte Kosova pjesë e UNESCO-s, do të mund të bëhej më tepër, sidomos sa i përket plisit. Plisi është diçka mrekulli e Zotit, vetëm na e kemi trashëguar dhe ruajtur për mijëra vjet. Është dhimbje kur e sheh kjo traditë që po shuhet. Shpresoj që në momentin kur plisi të futet në UNESCO e të vinë benefitet financiare, të rinjtë të punojnë në këtë. Shpresoj Kosova të bëhet sa më shpejt pjesë e UNESCO-s”, tha Haxhiislami.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…