SHBA- Manjati mediatik, Rupert Murdoch, ka njoftuar fejesën me partneren e tij Ann Lesley Smith, 66 vjeç, me të cilën u takua në shtator në një event në Kaliforni.
“Kisha frikë të dashurohesha – por e dija se kjo do të ishte e fundit. Më mirë të jetë. Jam i lumtur”, tha biznesmeni 92 vjeçar për “New York Post”.
Murdoch u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar. Manjati mediatik, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi:
“Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku”.
Murdoch ishte i martuar më parë me stjuardesën australiane Patricia Booker, gazetaren me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësen me origjinë kineze Wendi Deng.
92-vjeçari shtoi se ai i propozoi zonjës Smith në ditën e Shën Patrikut, duke thënë se kishte qenë shumë nervoz.
Bashkëshorti i ndjerë i zonjës Smith ishte Chester Smith, këngëtar.
“Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti”, tha ajo për “New York Post”.
Ndërkohë bëhet e ditur se dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe.