BREAKING NEWS

Manovrimi i shoferit i shpëtoi jetën prokurorit Ndoj dhe mikut të tij

Manovrimi i shoferit të prokurorit Arjan Ndoj i ka shpëtuar jetën të tre personave që udhëtonin në këtë makinë pasditen e 1 nëntorit.

Të tre personat po udhëtonin në autostradë nga Durrësi në drejtim të Sukthit pikërisht tek mbikalimi i Shkozetit, makina që drejtohej nga Andi Maloku dhe udhëtonte Arjan Ndoje Landi Muharremi u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë tjetër e cila po lëvizte paralel me ta në të njëjtin sens.

“Pikërisht manovrimi i shoferit, Andi Maloku ka shpëtuar jetën sepse në rast të kundër do të ishin të tre viktima të atentatit.” Informoi gazetarja e RTV Ora Keti Banushi.

Makina ka dalë nga rruga, duke rënë në kanal ndërsa të plagosurit janë transportuar nga kalimtarë të rastit me makinë private.

“Autorët janë nisur drejt Tiranës, në Sukth kanë dalë në rrugë dytësore për t’iu shmangur ndonjë postblloku të policisë” informon gazetari i Ora News Leonidha Musaj.

Nga hetimet mësohet se autorët duhet ta kenë pasur nën vëzhgim të gjithë intenerarin dhe duhet të kenë pasur informacione të sakta për lëvizjen. Ndërkohë malkina e autorëve rezulton të jetë vjedhur 2 javë më parë në Tiranë dhe rezulton me targa të falsifikuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago