POLITIKE

Maqedonci: Bazat ushtarake serbe të vendosura përgjatë kufirit paraqesin kërcënim serioz për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se bazat ushtarake të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën paraqesin kërcënim serioz për vendin.

Maqedonci tha se këto baza janë kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Kemi informacione që këto 48 baza ushtarake janë që disa vite të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën. Janë baza që në fakt janë tejzgjatje e njësive më të mëdha që janë brigada të ushtrisë serbe që janë të dislokuara në jug të Serbisë, në Rashkë, Nish dhe Vranjë dhe për ne paraqesin kërcënim, prezenca, militarizimi i Serbisë, veçanërisht militarizimi i zonës përreth Kosovës gjithmonë paraqet kërcënim, shtoja kësaj qasjen hegjemoniste të politikës serbe në raport me Kosovën… të gjitha këto elemente për ne paraqet kërcënim. Jo vetëm militarizimi i zonës përreth Kosovës, është militarizimi i vetë Serbisë, militarizimi i ushtrisë serbe, blerjet që bëjnë me Rusinë dhe Kinën, të gjitha këto paraqesin kërcënim për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Maqedonci foli edhe për influencën ruse, që, sipas tij, e tejkalon aspektin e bashkëpunimit ndërinstitucional me Serbinë.

“Kjo vjen për shkak të lidhjeve historike që Serbia kas pasur me Rusinë dhe për shkak të qasjes, synimeve ruse për të pasur qasje në Ballkan, në Detin Adriatik dhe Mesdhe, të gjitha këto e bëjnë Serbinë të ekspozuar te influenca ruse dhe me të vërtetë kjo influencë paraqet rrezik për gjithë Ballkanin”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago