LAJME

Marrëzia e serbëve në veri, planifikojnë t’i sulmojnë automjetet e Policisë së Kosovës

Në rrjetin social Telegram, aplikacion ky i financuar dhe kontrolluar nga shërbimet ruse, është duke u komentuar mbi taktikat se si t’i neutralizojnë automjetet e blinduara të Policës së Kosovës në veri të vendit.

Ata tregojnë detaje se si duhet të sulmohen këto mjete.

“Taktikat luftarake kundër automjeteve të blinduara Arquus Bastion që janë armë të Policicisë së Kosovës (më saktësisht njësit speciale ROSU). Çka mendoni cila është pika më e dobët që blinda franceze të paaftësohet?”, është pyetja e shtuar në disa nga kanalet në Telegram.

Po ashtu, komentuesit serbë dhe rusë japin propozime se cilat armë duhet të përdorën.

“Molotov, armë të kalibrit 7.62*39 mm, zollë, molotov në dritare të shoferit, gozhda, të gjitha gomat në armë 7.62,  dy koktej me molotov në goma dhe rregullohet kjo punë, në timon më së miri, dron pink, dyert e fundit dhe nyjat, ngjyrë në pjesën e përparme të veturës”, janë disa nga propozimet e tyre.

Kujtojmë se serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ndërsa grupe të ndryshme po bëjnë disa veprime provokuese ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan, por edhe ndaj veturave tjera.

Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj kanë pranuar zyrtarisht detyrën e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

4 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

4 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

8 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

9 orë ago