Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se të shtënat në Mlladenovac, ku u vranë 8 persona dhe u plagosën 14 të tjerë, janë sulm ndaj mbarë vendit.
Mediat serbe bëjnë të ditur se Vuçiç, gjatë takimit me kryeministren dhe kabinetin qeveritar ka kërkuar që të rikthehej dënimi me vdekje, por kryeministrja dhe qeveria e refuzuan duke thënë se me këtë vendim Serbia do të jetë i vetmi vend në Evropë, pas Bjellorusisë që e aplikon një dënim të tillë.
Përveç dënimit me vdekje, Presidenti ndër të tjera kërkoi edhe masa të reja: 1200 policë të rinj do të caktohen në shkolla; siguri më e madhe në shkolla; konfiskimi i armëve; gjoba të mëdha; masa drakoniane.
Vuçiç tha se këto ngjarje që kanë ndodhur janë më të mëdhatë për Serbinë, edhe pse nuk është një vend i madh as nga pikëpamja territoriale dhe as numerikisht dhe se do të duhet të marrin masa që do të japin rezultat.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…