LAJME

Masakra në Tiranë/ Erjon Hysa: Dan Hutra më vrau gruan shtatzënë dhe motrën. Si më erdhi lajmi në Gjermani

Nga vrasjet e Dan Hutrës në familjen Hysa në Kodër Kamëz, Erjon Hysa humbi bashkëshorten e tij shtatzënë Hasime Dafkun dhe motrën e tij Mevlute Hysa. Ndërsa iu plagosën motra tjetër Elena Hysa e cila ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, dhe nëna Kujtime Hysa 60 vjeçe.

Në një intervistë për emisionin ”Uniko”, Erjon Hysa tregon se si mësoi ai lajmin e kobshëm, teksa ka qenë në Gjermani së bashku me vëllain e tij, aty ku jetojnë e punojnë.

Spartak Koka: Ti ke humbur dy pjesëtarë shumë të rëndësishëm.

Erjon Hysa: Kam humbur motrën edhe nusen. Nusja ka qenë shtatzënë 2 muajshe.

Spartak Koka: Ti ku ke qenë?

Erjon Hysa: Kam qenë në Gjermani.

A Second Norfolk Southern Train Has Derailed in Ohio in Just Over a Month
×
Spartak Koka: Si e more vesh lajmin?

Erjon Hysa: Unë kam qenë në punë atë ditë, kam qenë në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vetë, edhe kur e dëgjoj vëllain duke bërtitur.

Çfarë është? S’po më tregonte. Zbrita atje, ai po qante me të madhe. Edhe kur më ka treguar se ka vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja). I kanë vrarë.

Spartak Koka: Kur kishte folur për herë të fundit me të?

Erjon Hysa: Kisha folur në mëngjes.

Spartak Koka: Asnjë kërcënim, asnjë rrezik të papritur?

Erjon Hysa: Jo jo pabesi. Se të ishte ashtu, kisha ardhur.

Spartak Koka: Me Dan Hutrën je takuar ndonjëherë?

Erjon Hysa: Jo asnjëherë.

Spartak Koka: Ke folur ndonjëherë në telefon?

Erjon Hysa: Në telefon kam folur vetëm një herë. Edhe kur kam folur, ai njeri s’më ka pëlqyer.

Spartak Koka: Përse?

Erjon Hysa: S’e di. Më tregonte dhe motra se kur del i jep makinës shpejt, ecën me shpejtësi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

3 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

4 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

7 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

8 orë ago