LAJME

Mashtrohet gjakovarja, ia dërgon rreth 10 mijë euro ‘shokut’ të Facebook-ut që iu prezantua si pronar i banesave

Kosovarët jo rrallëherë japin shuma të majme parash te personat jokompetentë për të kryer shërbime të ndryshme, të cilët më vonë rezultojnë të jenë vetëm mashtrues. Pre e një mashtrimi të tillë kanë rënë edhe një grua nga Gjakova, e cila ka paguar mijëra euro për “blerjen e një banese”. Gjithçka nisi nga Facebook-u, por si rasti përfundoi në Polici.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima është një 57-vjeçare, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi raportoi se ia ka paguar rreth 10 mijë euro një personi, me të cilin ishte njoftuar në rrjetin social “Facebook”.

I dyshuari, sipas dëshmisë së viktimës, kishte kontaktuar me të duke u paraqitur si shitës i komplekseve të ndryshme banesore dhe ka arritur ta mashtrojë, me premtime të rrejshme. Sinjali mëson se nga deklarata e gruas është kuptuar se ajo ia ka dërguar paratë në disa pjesë, në periudha të ndryshme.

Plani i të dyshuarit për t’i marrë të hollat i funksionoi, pasi e lidhi rastin me një ‘sëmundje’. Viktima ka deklaruar se i njëjti i ka kërkuar para me arsyetimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e të cilat do të ia kthente kur t’ia shiste një banesë.

Paratë që i dha me shpresën se do t’i kthente i dyshuari sërish e bënë qyl viktimën. ‘Shoku’ i Facebook-ut nuk u bë më i gjallë, çka e shtyri 57-vjeçaren të dyshojë, me ç’rast e denoncoi rastin.

Sinjali mëson se pas dhënies së deklaratës së viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”, derisa të zbulohen detajet të tjera dhe të zbardhen në plotni rrethanat e rastit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

12 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 ditë ago