LAJME

Mashtrohet vushtrriasi, mërgimtari ia merr 2500 euro por s’ia jep veturën – kërkon ndihmë nga Policia

Nuk janë të rralla rastet kur kosovarët përfitojnë kundërligjshëm shuma të majme parash duke mashtruar. Ndonëse arrijnë të kapin para, të tilla veprime i fusin në telashe me ligjin.

Shumë herë kosovarët përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë pasi bien pre e rasteve të tilla, që iu shkaktojnë humbje, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Mitrovicë, si dhe një person është shpallur në kërkim.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është denoncuar nga një 60-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi dyshon se është mashtruar nga një mërgimtar, të cilit ia dha 2500 euro për blerjen e një veture.

Viktima, i cili është nga Vushtrria dhe i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) kanë bërë marrëveshje për shitblerjen e një automjeti, por një gjë e tillë s’u respektua nga ky i fundit, i cili u zhduk dhe nuk dihet asgjë për të.

Pasi ia dërgoi paratë të dyshuarit, por veturën nuk e mori, viktima vendosi që të denoncojë rastin, ku ka rrëfyer para hetuesve policorë gjithçka që dihet për marrëveshjen që kishte lidhur me të dyshuarin.

Si rezultat i denoncimit, pas dhënies së deklaratës nga ana e viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”, derisa të zbulohen detajet të tjera dhe të zbardhen në plotni rrethanat e rastit.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago