LAJME

Mashtroi ‘vip-at’ e TikTok-ut për një rast fiktiv bamirësie, bie në pranga të Policisë 31-vjeçari në Gjilan

Një rast fiktiv për mbledhjen e mjeteve financiare për shërimin e një të riu, i bëri bashkë ‘të fortit’ e rrjetit social TikTok, që mbledhin mjiëra persona në ‘livestream’. Personazhi kontrovers, Vali Corleone, reperi Fero, e dy personazhet tjera të njohura në këtë rrjet social, Rasimi, Donzi e të tjerë, në muajin tetor kishin rënë në grackën e një personi që ishte prezantuar me emrin, Armend Morina, dhe i njëjti kërkoi nga njerëzit vullnetmirë që të ndihmojnë vëllain e tij, për të cilin pretendonte se vuan nga leukemia akute, raporton Gazeta Sinjali.

Që nga fundi i muajit tetor e deri më sot, i dyshuari tjetër, kishte shijuar lirinë nga arratia.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se B.K., 31-vjeçar, gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’. Po ashtu brenda afatit ligjor, ndaj tij pritet që të merren veprimet tjera ligjore.

Por si dyshohet të ketë ndodhur i gjithë rasti?

Një person i prezantuar me emrin, Armend Morina, për disa ditë bëri thirrje për ndihmë, pasi pretendonte që vëllai i tij, Blerimi, vuan nga sëmundja e rëndë e leukemisë akute dhe për shërimin e tij nevojiteshin 100 mijë euro.

Me të dëgjuar për rastin, ‘kingat e TikTok-ut’, ishin mbledhur në video me lidhje direkte dhe kishin arritur që brenda 24 orëve të arrijnë t’i grumbullojnë mbi 95 mijë euro.

E nga këto para, dyshohet se Armendi dhe personi që u arrestua sot, kanë përvetësuar hiç më pak se 18 mijë euro.

Gjërat kishin nisur të marrin kahje të dyshimtë pasi Armendi ishte ‘zhdukur’ dhe telefoni i tij nuk po funksiononte më. Kjo kishte bërë që donatorët të shqetësohen dhe të ngrenë dyshime nëse paratë që mblodhën shkuan në vendin e destinuar.

Pas denoncimit të rastit, kanë filluar hulumtimet prej të cilave është mësuar se në Klinikën e Hematologjisë, ku trajtohet leukemia akute, nuk kanë mundur të konfirmojnë një pacient me emrin Blerim Morina.

E as në qytetin prej të cilin pretendonin se vijnë dy vëllezërit Morina, askush s’ishte në dijeni për ‘ekzistencën’ e tyre.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

47 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

5 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

9 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

9 orë ago