LAJME

Mbërriti si refugjate në Britani, shqiptarja hyn në listën e Forbes 30 nën 30: Bashkë me familjen time erdhëm me një kamion me banane

Revista Forbes ka publikuar së fundmi listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën dhe në sy bie edhe emri i një shqiptareje.

Krissy Çela apo Kristiana Çela është renditur si një nga sipërmarrëset e këtij viti nën 30 vjeç.

Nga postimi i ushtrimeve online Krissy Çela mori vëmendjen në Instagram ku sot ka 3.1 milionë ndjekës.

Emigrantja nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoku i saj i saj i palestrës ngritën një biznes në 2017: një aplikacion me fokus gratë sa i takon fitnessit dhe ushqimit, app EvolveYou, plus linja e veshjeve të palestrës e Çelës Oner Active me të ardhura vjetore që kalojnë 34 milionë dollarë.

Aplikacioni numëron 80 mijë të regjistruar aktivë në muaj, thuhet në profilin e hartuar nga Forbes për dyshen.

Çela ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale mbi këtë renditje duke sjellë në vëmendje historinë e saj të largimit nga Shqipëria për të hyrë me prindërit e saj në Britani në pjesën e pasme të një kamioni 20 vite më parë, një histori kjo e shume shqiptarëve që vijon ende.

“Disa nga ju mund ta dinë dhe të tjerë ndoshta jo, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Jam një femër refugjate që emigroi në Britani nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time. Shkela në palestër pa pasur si synim që të rrisja një komunitet me 6 milionë gra anembanë botës. Jack dhe unë nisëm aplikacionin EvolveYou me shpresën që të ndihmonim gratë të ndërtojnë fuqi mendore dhe fizike”, shprehet Çela.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

3 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

3 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

7 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

8 orë ago