Shqipërinë e kanë vizituar mbi 11 milionë turistë në 10 muajt e parë të vitit 2025.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale pak ditë më parë.
“Shqipëria ka mirëpritur 11.137.328 vizitorë të huaj nga janari deri në tetor 2025 ose 7 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024”, ka shkruar Gonxhja duke theksuar se vetëm në tetor 2025 janë regjistruar 908.642 vizitorë.
“Një ritëm që dëshmon transformimin e turizmit gjithëvjetor, duke lënë pas modelin sezonal dhe afirmuar Shqipërinë si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë”, shtoi ai.
Qeveria e Shqipërisë ka në fokus zhvillimin e sektorit të turizmit dhe sipas kryeministrit Edi Rama “në vitin 2030 Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit në turizëm”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…