Gjashtë pacientë janë pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Nishit në Serbi për shkak të pasojave të helmimit me amoniak që rrodhi nga një vagonë-cisternë që doli jashtë binarëve të hekurudhës.
Gjithsej 51 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Shtatë prej tyre janë lënduar në aksidente të shkaktuara nga rrjedhjet e amoniakut dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raporton N1.
“Katër janë në repartin e reanimacionit dhe dy në departamentin e toksikologjisë. Të gjithë kanë parametra jetësorë të qëndrueshëm me simptoma irrituese dhe djegie të lehta kimike”, njoftoi spitali i Nishit duke njoftuar se deri më tani nuk ka pasur viktima.
Vagoni me cisternën e ngarkuar me amoniak është përmbysur në pjesën e autostradës Nish – Dimitrovgad, midis Pirotit dhe Stanicenjës, jashtë zonës së banuar.
Përbërja e ngarkesave përfshinte njëzet vagonë-cisternë, të cilat janë në pronësi të kompanisë Elixir.
Me rastin e ngjarjes fatkeqe, MPB-ja e Serbisë ka njoftuar dhe këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.