Një vit më parë, shqiptarët e blinin naftën mesatarisht 155 lekë për litër. Sot, u duhet të paguajnë 100 lekë më shumë për të njëjtën sasi. Vetëm në harkun e 7 ditëve, shtrenjtimi i naftës theu çdo rekord të mundshëm në Shqipëri. Nga 192 lekë në fillim të marsit, në mbi 260 lekë aktualisht.
Sektori i parë që u prek ishte transporti. Nga këtu, nisi edhe reaksioni zinxhir i kërkesës për të rritur çmimet, nisur nga vështirësia ekonomike: “Çmimi i biletës të jetë 80 lekë”.
Teksa urbanët kërkojnë rritjen e çmimit të biletës, transporti ndërqytetas tashmë e ka rritur. 50 deri në 100 lekë për çdo linjë, janë ndryshimet e biletave, ndikuar nga rritja e naftës. Çmimet kanë nisur t’i rrisin edhe taksistët, e megjithëse i druhen faktit se shqiptarët do të ecin më shumë në këmbë këto ditë.
Përpos çmimeve, shqiptarët kanë vijuar furnizimet e makinave. Me të njëjtat shuma parash, por këtë herë me më pak litra.Në disa pika të tjera karburantesh, ndihet ulja e xhirove.Jashtë kamerave, pompistët tregojnë se xhiroja ditore ka rënë. Megjithëse kjo nuk reflektohet në rrugët e kryeqytetit, pasi sërish ka trafik.
Si konsumatorë të përditshëm të lëndës djegëse, shoferët thonë se një çmim të tillë nuk e kishin imagjinuar kurrë. Në mungesë të një transporti publik cilësor, shoferët e kanë të vështirë të jenë edhe pasagjerë, ndaj kanë nisur të mendojnë format e lëvizjes pa shpenzime: “Në këmbë ose me biçikletë”.
E duket se do të jetë alternativë e lëvizjes për shumë shqiptarë, përballë çmimit të naftës që pritet sërish të rritet, ndikuar edhe nga bursat ndërkombëtare.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…