Serbia's President Aleksandar Vucic talks to the media during a joint news conference, following the Western Balkan leaders' meeting in the southwestern town of Ohrid, North Macedonia, Sunday, Nov. 10, 2019. Western Balkan leaders say they are committed to work closely and to remove administrative barriers for free movement of goods and people between their countries. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Aksioni i policisë së Kosovës për mbylljen e postave në veri ka lënë të pakënaqur Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në një deklaratë para mediave serbe, Vuçiç tha se Kurti po përpiqet të provokojë një luftë, të organizuar dhe mbështetur nga disa fuqi perëndimore. Serbia nuk dëshiron luftë dhe dëshiron të ruajë paqen, u shpreh lideri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen, por ai po e bën këtë qëllimisht, të organizuar dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore, është e turpshme dhe e vrazhdë sepse në atë njoftim na ftojnë të flasim sërish për lëvizjet e njëanshme të Kurtit të paligjshme”.
Vuçiç nuk ngurroi të akuzonte vendet perëndimore, të cilat sipas tij, mbështesin politikën e Albin Kurtit.
“Për shkak të dy anëtarëve të Bashkimit Evropian që gjithmonë i zbusin të gjitha qëndrimet që duhet të shkojnë kundër Prishtinës dhe Kurtit ata përpiqen të na bëjnë budallenj. Kjo flet për ta dhe asgjë më shumë se kaq. Unë personalisht kam folur me Lajçakun, i kam dërguar një mesazh të qartë, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjmë”.
Sakaq, Vuçiç nuk ka humbur kohë duke bërë propagandën e tij pranë kancelarive perëndimore për këtë çështje. Ai foli me ambasadorin gjerman Anke Konrad për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, duke kërkuar një “reagim të qartë nga bashkësia ndërkombëtare”. “Përsërita se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në një përshkallëzim të panevojshëm dhe të rrezikshëm të tensioneve që mund të dëmtojnë paqen e fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin e tij social Instagram.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…