McDonald’s ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë të gjitha aktivitetet në Rusi.
Rrjeti i ushqimit të shpejtë është jashtëzakonisht i popullarizuar në Rusi, me rreth 850 dyqane dhe 62,000 punonjës.
McDonald’s ishte përballur me kritika në rritje për mos ndjekjen e shembullit të shumë markave të tjera të ushqimit dhe pijeve, të cilat u tërhoqën nga vendi pas pushtimit të Ukrainës.
Në një deklaratë, CEO i saj Chris Kempczinski tha se konflikti ‘ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme për njerëzit e pafajshëm dhe ne i bashkohemi botës në dënimin e agresionit dhe dhunës dhe duke u lutur për paqe”.