“Me besim në Zot, atdhe e shtet”, ish-komandanti i akuzuar për fajde ishte nderuar me medalje nga Haradinaj

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Veseli, i cili po akuzohet për fajde në të kaluarën ishte nderuar me medalje nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në muajin mars të vitit 2021, Haradinaj i ndau ish-komandantit, Veseli medaljen “me besim në zot, atdhe e shtet”, duke e falënderuar atë për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

Haradinaj shkruante se Azemi, ishte prej luftëtarëve të orëve të para, që udhëhoqi me sukses Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”.

Ish-komandanti i Brigadës 133 ”Adrian Krasniqi”, në zonën e Dukagjinit, Azem Veseli u arrestua me 16 shtator të vitit 2021 nga Policia e Kosovës. Ai po dyshohet për veprën penale “Fajde”. Për këtë vepër, sot Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Hazir Tahirsylajt e Artin Çekajt. Ky i fundit dyshohet edhe për veprën penale, ‘kanosje’.