Policia e Shtetit ka publikuar momentet e arrestimeve të bujshme pasditen e djeshme në Tiranë, ku në zonën e Freskut u kapën Anterio Kaloshi dhe Mardi Berberi, ky i fundit i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të Drilonit, ku u qëllua me breshëri të gjata automatiku hotel “Voloreka”.
Siç duket nga pamjet, gjithçka është filmuar nga droni, i cili ka ndjekur edhe objektivat e policisë.
Fillimisht objektivi ka tentuar të largohet duke dalë në tarracë, por droni e ka ndjekur, po ashtu edhe policia duke bërë të mundur arrestimin e tij.
Kaloshi ishte shpalluar në kërkim që prej disa muajsh pasi akuzohet për masakrën e Lushnjes, ku mbetën të vrarë dy persona.
Ndërkohë, Meardi Berberi u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim sepse dyshohet se ka organizuar ngjarjen e rëndë të Drilonit, ku u qëllua me breshëri automatiku hotel “Voloreka”.