BREAKING NEWS

Me fyt të prerë, kritiku i Putinit gjendet i vdekur në dhomë të hotelit në Francë

Blogeri anti-Putin, Imran Aliev është vrarë në një hotel në Francë. 44-vjeçari kishte kundërshtuar me zë Vladimir Putin dhe liderin çeçen, Ramazan Kadyrov. Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia franceze beson se vrasja e Aliev është e motivuar politikisht.

Policia franceze dyshon për mikun e viktimës, i cili është zhdukur menjëherë pas vrasjes. Të dy ata kishin udhëtuar së bashku nga Belgjika në Francë, ku ishin akomoduar në hotel.

Menaxheri i hotelit ka shkuar për të kontrolluar të ftuarit, por ka gjetur trupin e pajetë të blogerit. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë, e cila është dërguar në laboratorin mjekoligjor për analiza.

Në Belgjikë, blogeri Aliev ishte nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve nga Rusia dhe çeçenia për sulmin e tij ndaj opozitës. Një zyrtar i lartë i policisë franceze bëri me dije se Franca ende nuk ka kontaktuar me Rusinë për këtë ngjarje.

Kush ishte Imran Aliev?

Aliev ishte me origjinë nga Çeçenia, një rajon juglindor në Rusi. Ky rajon ka parë dy luftëra brutale për pavarësi në dekadat e fundit. Rajoni është kontrolluar nga Kadyrov qënga viti 2007 me miratimin e Moskës. Ai postonte shpesh herë video në Youtube që ishin kritike për qeverinë çeçene.

Vrasja e tij është vdekja e fundit që ngjall shqetësime të shumta për një skuadër vrasësish rus që po qarkullon në Evropë. Kjo frikë është bërë më e mprehtë që nga tentativa për të vrarë Sergei dhe Yulia Skripal në Angli. Në mënyrë të ngjashme është vrarë edhe komandanti rebel çeçen, Zelimkhan Khangoshvili, i cili u qëllua për vdekje në mes të një parku në Berlin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago