Një prej personave të arrestuar në kuadër të mega-operacionit policor të koduar “Tempulli” është dhe shtetasi Saimir Rexhepi, ose i njohur ndryshe në rrjetet sociale me nofkën “Ujku i Cërrikut”.
Ai është një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale, teksa ka edhe disa dalje televizive. Saimir Rexhepi (Ujku i Cërrikut) u arrestua nga policia e Elbasanit bashkë me shtetasit Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj dhe Stiven Faqolli.
Në videon e mëposhtme është momenti i shoqërimit të tij në komisariat, teksa shihet me një kurorë mbreti në kokë. Ndërsa, në foton e mëposhtme është brenda qelisë, ku duket se nuk e ka hequr kurorën.
Operacionit u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, ku u arrestuan 214 persona gjithsej, që akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë ambienteve tës shkollave.
Policia sekuestroi:
13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);
134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;
225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…