FOTO&VIDEO

13 vjeçari gjen afër 15 mijë euro, i shpenzon me shokët

Një fëmijë ka gjetur 14.900 euro në një stacion treni në Oberbayern në Munih të Gjermanisë. Paratë ishin brenda një kulete. Por, ai për këtë nuk lajmëroj policinë vendosi që t’i shpenzojë së bashku me shokët e tij duke bërë blerje, raporton DPA.

Sipas policisë shokët ‘fatlum’ të 13 vjeçarit blenë stoli ari, veshmbathje të firmave luksoze, një E-Roller, por edhe kanë ngrënë e pirë nëpër restorante.

Vetëm në fillim të majit 13 vjeçari u tregoi ngjarjen prindërve, të cilët janë shokuar me ndodhinë.

Disa nga blerjet ata i kanë kthyer, kurse 1000 euro të mbetura janë paguar nga prindërit për viktimën.

Fatkeqi që kishte humbur kuletën është një 62 vjeçar nga Sauerlach.

Të rinjtë nuk mund të dënohen, se gjatë shpenzimit të parave nuk i kishin mbushur as 14 vjet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago