LAJME

Me profesion bankiere, kush ishte shqiptarja që u vra nga bashkëshorti në SHBA

Suela Saliaj, me profesion bankiere është e reja që u vra nga bashkëshorti i saj në Florida.

Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

Si u zbulua banesa?

Policia thotë se një biletë parkimi që Renato Muhaj mori në Pinellas County në shtator 2022, shënonte një apartament  si adresën e shtëpisë së tij, tregojnë të dhënat. Policia shkoi pikërisht në këtë adresë, ku aty konstatoi edhe shenjat e një krimit.

Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur gruan e tij Suela Saliaj, por nuk kanë gjetur dot vajzën Alesinë. Kjo shkaktoi një alarm që u lëshua rreth orës 7 të mëngjesit. Alarmi tha se Alessia dhe Muhaj mund të kenë qenë duke udhëtuar me një Kia Sportage 2017 me targa të Floridës EJIJ99.

Shefi i Policise, Mike Loux tha se “bëhet fjalë për një vrasje të pastër”.

34-vjeçari u gjet përmes celularit

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, përmes celularit policia ka zbuluar vendndodhjen e Renato Muhajt. Aty u gjet edhe vajza, Alessia e cila ishte benda automjetit që tashmë ishte bllokuar nga policia.

34-vjeçari shqiptar u arrestua dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa 8-vjeçarja ndodhet e sigurt në gjendje të mirë shëndetësore.

Departamenti i Policisë Clearëater tha se Muhaj përballet edhe me akuza të tjera, si ajo e dhunës ndaj prindërve, ngacmim të një dëshmitari dhe një akuzë për krime të rëndë.

  

j.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

20 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago