LAJME

Me shqelma e grushte, kryebashkiaku i Matit publikon videon: Momenti nga dhuna ndaj 2 zyrtarëve!

Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka denoncuar se njerëz të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci, kanë dhunuar barbarisht dy zyrtarë shtetëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”. Ai përmend me emër dhe mbiemër agresorët, duke thënë se prej kohësh po shantazhojnë qytetarët.

“Të dashur qytetare Matjane, gjatë gjithë fushatës time elektorale jam përpjekur të shpjegoj dhe rikujtoj se këta që kemi përballë janë një bandë që nuk rrinë dot kurrë pa bërë çorbë dhe maskarada.

Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me bandën e tij. Djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtarë shtetëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”. Ky eksoponent i Partisë Demokratike pa vulë që shoqëron kandidatin Skënder Gjuci qysh kur ishte kryetar komune, por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Këto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do të shantazhojnë popullin e Matit. Turp turp turp për llumin”, thuhet në reagim.

Deri tani nuk ka një reagim nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci.

Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që një kryebashkiak socialist denoncon kandidatë të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për dhunë dhe intimidim të qytetarëve. Rasti më i fundit ka qenë në Pukë, ku u raportuan për të shtëna me armë. Palët akuzojnë njëra tjetrën si autorë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago