LAJME

U fsheh pas divanit, si i shpëtoi 5-vjeçari babait që i vrau motrën e plagosi nënën

Opinioni publik në Itali dhe Shqipëri u trondit nga ngjarja e rëndë e ndodhur 1 ditë më parë, ku 45-vjeçari shqiptar vrau me thikë vajzën, një shtetas italian dhe plagosi gruan e tij.

Në një video që vetë vrasësi hodhi në rrjetet sociale duke treguar trupat e masakruar prej tij, dëgjohet teksa me gjakftohtësi kërkon të birin 5-vjeçar: “I thera vetë, do t’i ther të gjithë, ku është djali”, dëgjohet të thotë vrasësi.

Mediat italiane shkruajë se i mituri u fsheh pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikën, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Kështu djali 5-vjeçar arriti t’i shpëtonte masakrës së Torremaggiore: babai Taulant Malaj , një bukëpjekës 45-vjeçar shqiptar vrau Massimo De Santis , i cili besonte se ishte i dashuri i supozuar i gruas së tij dhe vajzën e vet 16-vjeçare.

Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, teksa dridhej i tmerruar. Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan xhaxhallarëve të tij.

Karabinierët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit të tij, detaj që del edhe videoja e tmerrshme që vrasësi ka xhiruar pas vrasjes së dyfishtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago