Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi, votoi në qendrën e tij të votimit në Tërnoc.
Ai ftoi qytetarët e Bujanocit që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, pasi tha se Bujanoci meriton më mirë.
I pyetur se për çfarë kanë nevojë më shumë qytetarët e Bujanocit, Mustafi tha se duan të ruajnë idenitetin kombëtar dhe duan zhvillim: “Në radhë të parë ëahtë ruajtja dhe identitetit kombëtar, në radhë të dytë zhvillimi i gjithëmbarshëm politik, ekonomik e social, dhe ne kosniderojmë që me mendje dhe zemër do të kemi më shumë Kosovë e më shumë Shqipëri edhe në Bujanoc”.
Mustafi tha se synon të intesifikojë edhe marrëdhëniet me qeverinë e Shqipërisë, pasi kanë nevojë për mbështetje financiare për shumë projekte.
“Ashtu siç kemi pritur dhe jemi në bashkërendim edhe me qeverinë e Kosovës, presim intensifikim të marrëdhënieve edhe me qeverinë e Shqipërisë, e cila do të duhet jo vetëm me mbështetje morale, por edhe me mbështetje financiare për projekte që janë të nevojshme për qytetarët e Komunës së Bujanocit”.
Në garë për të marrë drejtimin e Komunës së Bujanocit janë katër kandidatë shqiptarë. Përpos Mustafit, edhe kryetari i PD-së, kryetari aktual i komunës, Nagip Arifi, ai i LPD-së, Shqiprim Musliu, si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim.