POLITIKE

Media greke: Kështu na fyu Presidenti shqiptar!

Media greke pretendon se Presidenti Begaj ka shmangur një vizitë në Bashkinë e Finiqit, edhe pse ishte në axhendë zyrtare, për shkak të flamurit grek që valëvitej aty.

“Me një sfidë ekstreme, në prag të vizitës së kryeministrit grek në rajonet minoritare të Vorio Epirit, presidenti shqiptar i Shqipërisë, Bajram Begai, ka vijuar sot gjatë vizitës së tij në komunën minoritare të Finiqit”, shkruan Protothema, duke vijuar:

“Sipas programit të vizitës, Begaj fillimisht do të vizitonte Bashkinë e Finiqit, ku do të pritej zyrtarisht nga kryebashkiaku Kristaq Kicco. Mirëpo autokolona nuk u ndal në bashki, pasi mësohet se presidenti shqiptar është shqetësuar nga flamuri grek që është i vendosur në oborr, pranë flamujve të Shqipërisë dhe BE-së.

Duhet theksuar se bashkia e Finiqit njihet zyrtarisht si ‘minoritet’ nga autoritetet shqiptare, me të drejtën e ekspozimit lirisht të simboleve të tyre kombëtare, të përdorin gjuhën greke në administratë, etj.

Provokimet vazhduan në sheshin qendror të fshatit minoritar Aliko, ku ndodhet monumenti i minoritarëve të cilët u vranë gjakftohtë nga ushtarët shqiptarë në dhjetor 1990 kur tentuan të arratiseshin në Greqi. Me Dekret Presidencial të vitit 1994, Shqipëria i quajti katër të rinjtë ‘Dëshmorët e Demokracisë’.

Megjithatë, sakrifica e tyre, kujtimi dhe prejardhja e tyre kombëtare nuk u respektuan nga presidenti shqiptar, shoqëruesit e të cilit kërkuan nga policia që pranë monumentit të mos kishte flamur grek, siç ishte.

Ky veprim ka zemëruar banorët dhe nxënësit e shkollës, të cilët më herët janë mbledhur në sheshin e fshatit për të pritur Presidentin e Shqipërisë, i cili është larguar…. Pas këtij zhvillimi, kryebashkiaku Kristaq Kicco anulloi ceremoninë dhe nuk pati asnjë vendosje kurore nga Begaj në monumentin e katër minoritarëve”, shkruan kjo media greke.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

33 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

24 orë ago